NASA bën paralajmërimin e frikshëm: Shumë shpejt në Tokë do të ketë…

2716
1

Duke qenë se planeti po vazhdon të ngrohet, sasia e shiut që do të bjerë në rajonet tropikale do të rritet, sipas një studimi.

Sipas studimit modelet e klimës globale mund të nënvlerësojnë sasinë e shiut që do të bjerë në këto rajone, sepse ato nuk vlerësojnë rëniet në retë e larta mbi rajonet tropikale të vëzhguara kohët e fundit nga observatorët e NASA-s.

Reshjet e shiut nuk kanë lidhje vetëm me retë që janë në gjendje të bëjnë shi,  por gjithashtu edhe me energjinë e Tokës, energji kjo që vjen nga dielli krahasuar me nxehtësinë e energjisë së vetë planetit.

Retë shumë të larta e ngujojnë nxehtësinë në atmosferë, por nëse ka më pak re të tilla në të ardhmen, atmosfera tropikale do të ftohet dhe avujt gjatë ftohjes e kondensojnë atë, duke shkaktuar shi.

Hulumtimi, i kryer nga Dr. Hui Su nga NASA, gjeti gjithashtu se rritja e reshjeve të shiut në vende tropikale do të ngrohë përsëri ajrin për të balancuar ftohjen nga retë e larta.

Ai thotë se me këto ndryshime, Toka në të ardhmen do të ketë shumë më tepër reshje shiu.