Nano i rreptë me drejtuesit e mjeteve: Keto jane kategoritë që pritet të ndëshkohen

5039
1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, zhvilloi me drejtuesit e Policisë Rrugore n një mbledhje analizuese të rezultateve të tremujorit të parë të vitit 2022.

Gjatë fjalës së tij Nano, pasi u njoh më nga afër me e problematikat e raportuara dhe tha se pavarësisht rezultateve kërkon një reagim emergjent për ndryshimin e situatës së qarkullimit rrugor në vend.

Më tej ai urdhëroi që të evidentohen dhe të ndëshkohen të gjithë ata drejtues mjetesh që përdorin fenelina dhe sinjale zanore, në kundërshtim me Kodin Rrugor, që riveshin xhamat me qese plastmasi, që përdorin targa të huaja apo që u ka mbaruar afati i përdorimit.

“Nga ana juaj, unë do të kërkoj një reagim emergjent për ndryshimin e situatës së qarkullimit rrugor në vend dhe do të kërkoj që sot, hartimin e një plani masash këtu në qendër, nga Departamenti për Sigurinë Publike dhe deri ditën e nesërme, njohjen e të gjithë stafit tuaj, me detyrimet e këtij plani dhe në datën 14, fillimin e zbatimit të planit në të gjithë vendin. Do të fokusohemi në shkeljet e drejtuesve të mjeteve, nga të cilat vijnë pasojat fatale.

Do të organizohet puna, duke kombinuar me patrulla civile, me mjete të pauniformuara dhe duke përdorur të gjitha mjetet logjistike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit për vete dhe pasagjerët, të atyre drejtuesve që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Të evidentohen dhe të ndëshkohen të gjithë ata drejtues mjetesh që përdorin fenelina dhe sinjale zanore, në kundërshtim me Kodin Rrugor, që riveshin xhamat me qese plastmasi, që përdorin targa të huaja apo që u ka mbaruar afati i përdorimit, ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse, si dhe ata drejtues mjetesh që nuk u japin përparësi këmbësorëve apo parkojnë në tortuar a vende në të cilat nuk lejohet parkimi, cilëtdo qofshin këta, qytetarë apo punonjës të Policisë.”, tha Nano.