Nami nga fasoneritë shqiptare/ Veshjet me vlerë 8 mln euro “Made in Italy” i tregtonin si markë por…

7991
0

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, të prodhuara në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza italiane e Venezias, pasi shiteshin nën etiketat e falsifikuara “Made in Italy” e  “FINEST ITALIAN FABRICS”.

Sipas mediave italiane, operacioni, i kryer nga Portogruaro Group, buron nga një kontroll rrugor që u krye mbi një kamion që vinte nga Bullgaria dhe mbante një sasi të mëdha veshjesh me shkrimin “MADE IN ITALY”.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur konstatimin se fazat e përpunimit, prodhimit dhe paketimit të veshjeve të etiketuara “Made in Italy” ndodhte ekskluzivisht jashtë vendit. Raportohet se veshjet prodhoheshin dhe paketoheshin në Bullgari, Shqipëri dhe Tunizi, për t’u importuar më pas në Itali nga kompania me qendër në Brescia.