Skip to content

‘Na nxori kunata nga shtëpia’/ Burrë e grua mbi vinç në Tiranë, kërcënojnë se do hidhen

    Një çift bashkëshortësh kërcënojnë me vetëvrasje në Tiranë. Ata kanë hipur në një vinç në rrugën e “Kosovarëve”, në një lartësi prej 30 metrash.

    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca.

    Sipas policisë, çifti i bashkëshortëve, kanë hipur në një vinç për një problem pronësie dhe kërcënojnë se do të hidhen.

    Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen. Çifti janë ish-të përndjekur politik, ndërsa shprehen se kanë hipur në vinç, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia.

    Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.