8.5 C
Tirana

“Na kanë gënjyer”/ Flasin prindërit e 3-vjeçarit që humbi jeten në kopsht: Djali nuk kishte..

Date:

Share:

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Fierit ditën e premte më 7 janar. Një fëmijë i moshës 3 vjeç humbi jetën tragjikisht kopsht. Djali i vogël shkoi pa shenja jete në spital, ndërsa kanë dalë disa versione për shkakun e vdekjes.

Mendohet se djali duke tentuar të marrë xhupin e tij gabimisht ka mbetur i varur, pasi llastiku i kapuçit të xhupit ka ngecur në varëse. Një pistë tjetër është dhe mbytja nga ndonjë ushqim. Deri në këto momente që flasim ekspertiza mjekoligjore ende nuk ka dalë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” prindërit e 3-vjeçarit të ndjerë. Me lot në sy, ata hedhin poshtë që i biri të jetë mbytur me litarin e bluzës, pasi ka pasur të veshur një bluzë me zinxhir.

Gjithashtu prindërit e të voglit kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje.

Rrëfimi i prindërve:

Në shtator e kam regjistruar dhe shkonte çdo ditë. I pamë të gjitha kushtet dhe na thanë se çdo gjë është me kamera dhe mund t’i hapnim kur të donim. Në tetor nuk e çuam për arsye shëndetësore. E çuam në nëntor.

Mësuesen e donte shumë, me aq sa na thoshte. Në momentin që më morën në telefon më thanë se është lidhur me litarin e bluzës, ndërkohë që nuk kishte të veshur bluzë me litar.

Kur shkova te spitali mësuesja më tha ka hyrë në sallën e operimit, ndërsa mjeku më ka thënë se ka ardhur i pajetë.

Më pas na thanë se ka vetëm 6 kamera kopshti dhe vendi ku ka ndodhur ngjarja na thanë se nuk ka. Doja të flisja me stafin e edukatorëve, por njëra tha jam me Covid, tjetra më bëri bllok në “WhatsApp”. Më kanë gënjyer duke thënë se ka qenë një mjek dhe një infermiere, e sot më thanë nuk ishte asnjë.

Unë e kam kapur me dorë atë litar vetëm pak dhe u këput. Nuk e besoj kurrë se çuni të jetë varur aty. Ka pasur një bluzë me zinxhir, me kapuç dhe shumë, shumë larg nga fyti. Varsja ku ata thonë të jetë varuar nuk bën vaki, është e shkurtër, djali ishte më i gjatë.

Nëse ka qenë e Zotit ia bëj hallall, nëse ia kanë bërë iu thafshin duart.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.