Valentina Kondaj është një nënë e tre djemve. Dy djemtë e saj binjakë, nga 26 vjeç janë diagnostikuar me spektrin e autizmit që kur kanë qenë në moshë të vogël. Në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ajo ndan historinë prekëse, sfiduese, por aq edhe frymëzuese.
Në moshën 2-vjeçare ajo kuptoi se me dy djemtë e saj të vegjël, të ëmbël dhe shumë të shëndetshëm kishte diçka që nuk shkonte. Të vegjlit nuk arrinin dot që të belbëzonin e as më pak të shqiptonin fjalët. Kjo ishte shenja e parë që tregoi se binjakët e saj ishin me spektrin e autizmit.
Edhe pse iu duk se e gjithë bota iu rrënua, ajo dhe bashkëshorti i saj nuk u dorëzuar në asnjë çast. Dashuria për fëmijët e tyre ishte më e madhe se sa sëmundja sfiduese.
Katerina Trungu: Valentina ju e keni konstatuar në një moshë të hershme besoj, që të dy fëmijët janë me autizëm?
Valentina Kondaj: Që në moshën 2 vjeç.
Katerina Trungu: Janë të 2 binjakët tuaj apo jo?
Valentina Kondaj: Po! Kur na thanë mjekët. Në fillim këtë diagnozë në fakt nuk e kuptonim, nuk kishim njohur fare. Na erdhi si një bombë, e çuditshme si diagnozë. Por, me kalimin e kohën u munduam dhe u përpoqëm më shumë që ta kuptonim, që të ndihmonim edhe fëmijët sepse e shikonim që edhe ata me zhvillimin e tyre kishim goxha probleme, nuk flisnin.
Katerina Trungu: Para moshës 2-vjeçare kishe vënë re gjë?
Valentina Kondaj: Shqetësimi i parë ka qenë vetëm me të folurin, ishte ajo që më shqetësonte mua. Ndoshta nuk kisha parë diçka tjetër, fiziologjikisht ishin fëmijë shumë të mbarë, të zhvilluar. Ishin shumë mirë, por tek pjesa e të folurës kishin goxha probleme, nuk kishin ato belbëzimet e para. Kjo ishte pikasja e parë, kur bëmë të gjitha kontrollet na u tha dhe diagnoza tamam.
Katerina Trungu: Bëhet fjalë për vitin 2021, 24 vite më parë dhe ndoshta vendi ynë nuk ka qenë shumë i përgatitur sa i përket ndihmës që i duhet një familjeje.
Valentina Kondaj: Në fakt në ato vite unë jetoja në Greqi dhe fëmijët kanë lindur atje. Të them të vërtetën as atje nuk është se e konstatuam menjëherë, na u desh shumë kohë e gjatë që ta kuptonim. Edhe specialistët thoshin që janë të zhvilluar, por më vonë u pa që fëmijët nuk folën dhe sjellja a tyre sa vinte… Atje kishte terapi, por me thënë të drejtën unë isha më shumë terapistja e tyre, nga nevoja. Edhe atje nuk kishin shumë njohuri, sepse ishin edhe vitet e para. Megjithatë pas moshës 4-vjeçare më orientuan për të gjetur një kopsht special. Ma rekomanduan ato edhe kemi vazhduar terapitë gjatë gjithë kohës në atë shkollë speciale.