Anamaria Pendi, është konsideruar si një talent i rrallë, një artiste e vogël, por shumë e talentuar në violinë.
Vajza 11-vjeçare nga Lezha, ka përfituar një bursë studimi nga shkolla ‘Yehudi Menuhin’ në Angli.
Prindërve të Anamarias i ka ardhur një email ku i thuhet se stafi i shkollës do të ishte shumë i lumtur që ta kishte Anamarian pjesë të saj.