Muzika në zi, ndërron jetë këngëtari i famshëm italian, kenga e tij këndohet edhe sot e kësaj dite

93
0

Këngëtari i famshëm italian, Franco Gatti, anëtar i grupit historik” Ricchi e Poveri” ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare. Ai u nda nga jeta në spitalin e Genova, konfirmuan familjarët e tij.

Sipas rapoortimit të medieve italiane, Gatti ishte distancuar prej kohësh nga grupi, pas vdekjes së papritur të djalit të tij Alessio në vitin 2013, kur ai ishte vetëm 23 vjeç.

“Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franko”, thuhet në deklaratën e grupit. Edhe pse e konsideroi të mbyllur aktivitetin e tij muzikor, në vitin 2020 ai mori pjesë në ribashkimin e grupit në Sanremo. Grupi u krijua në 1967 dhe u emërtua nga Franco Califano sepse ata ishin “të pasur në ide, por të varfër në para”.

Grupi kanë kënduar njjë serë hitesh, ku mes hiteve më të njohura është “Sarà perché ti amo”, një këngë e cila pëlqehet sot e kësaj dite.