Skip to content

Mushkonja të modifikuara gjenetikisht jane leshuar ne natyre, ja çfarë fshihet pas këtij eksperimenti

    Autoritetet vendore të Florida Keys aprovuan planin për të lëshuar në natyrë 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht, edhe pse banorët vendas e kundërshtuan këtë vendim.

    Ky projekt-pilot është krijuar për të provuar nëse një mushkonjë e modifikuar gjenetikisht mund të jetë një alternativë e suksesshme për spërkatjen e insekticideve.

    Llojet e mushkonjave aedes aegypti që janë në Florida transmetojnë disa sëmundje vdekjeprurëse si zika, ethet e dengos dhe ethet e verdha.

    Në fillim të vitit 2021 këto mushkonja do të lëshohen edhe në Teksas, ndërsa mushkonjat e modifikuara janë zhvilluar nga kompania britanike Oxitec, e cila zhvilloi një mushkonjë mashkull të programuar të vdesë para moshës madhore.

    Sëmundjet transmetohen vetëm nga femrat. Kështu, pasardhësit e mushkonjave do të shuheshin dhe rritja e popullsisë do të ishte e kufizuar.

    Mushkonjat e modifikuara gjenetikisht janë testuar në ishujt Kajman, Panama dhe Brazil, dhe firma ka raportuar sukses të madh. Në pjesën urbane të Brazilit, numri i mushkonjave ka rënë me 95 për qind.