Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos dhe Kryeministri Rama janë ndalur gjatë vizitës në Bruksel dhe në një tabelë ku shfaqej procesi i avancimit drejt integrimit europian të të gjitha vendeve që duan të jenë pjesë e unionit në të ardhmen.
Në një ceremoni simbolike që shënonte hapjen e grupkapitujve të tjera me Shqipërinë, kryeministri Rama vendosi në tabelë shenjat e reja që tregonin ecurinë e vendit tonë në këtë proces.
Komisionerja Kos vlerësoi edhe njëherë ambicien e Shqipërisë dhe qeverisë së saj për mbylljen e negociatave brenda 2027.
“I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Kur erdha në dhjetor thuajse gjithçka ishte e kuqe. Ngjyra e kuqe tregon për kapitujt që nuk janë hapur, e verdha për ato që janë hapur dhe jeshile, të mbyllura provizorisht. Mesa duket kemi hapur një tjetër grupkapitull. Unë do të heq tashmë ngjyrat e kuqe dhe ju do të vendosni ngjyrën e duhur. E mbështes planin tuaj për të mbyllur negociatat deri në 2027. Jam e impresionuar nga këmbëngulja juaj dhe ekipit tuaj”, u shpreh Kos.