“Mund të mos formojë dot shumicë” Kush i ka votat për Qeverinë në Kosovë? Analisti: Ç’ndodh nëse Kurti s’formon shumicën..

Analisti Dritëro Arifi ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të komentuar rreth zgjedhjeve të mbajtura ditën e djeshme (9 shkurt 2025) në Kosovë. Vetëvendosja e Albin Kurtit ka dalë partia e parë dhe i takon asaj që të formojë qeverinë.

Arifi tha se nëse LVV nuk do të arrijë dot të formojë shumicën qeverisëse atëherë i takon partisë së dytë PDK-së që të formojë qeverinë, por kjo sipas analistit duket të jetë shumë e vështirë.

“Vetëvendosja ka fituar 41% të votave, kjo është e pamjaftueshme për të bërë qeverinë vetë.  Partitë opozitare, nëse marrin vetëm votën shqiptare, se janë edhe 20 vende të rezervuara për pakicat.

Nga 100 vende për shqiptarët, i bie që më shumë deputetë të ketë opozita se pozita. 46 ulëse në Kuvendin e Kosovës do i ketë Vetëvendosja, ndërsa opozita së bashku ka 54 vende (25 mandate PDK, 20 mandate LDK, 9 AAK) , kjo është e mjaftueshme për të krijuar qeverinë, Megjithatë sipas kushtetutës, i takon partisë së parë që të formojë qeverinë.

Nëse Vetëvendosja nuk do të arrijë të formojë qeverinë, atëherë partia e dytë ka të drejtë të formojë qeverinë megjithatë kjo do të jetë shumë e vështirë. Edhe nëse krijohet koalicion Vetëvendosje- PDK, do të jetë i pakuptimtë, nëse nuk sqarohet paraprakisht çfarë do ndodh me dialogun dhe gjykatën speciale. LDK e ka provuar njëherë këtë dhe humbi shumë te elektorati kur u shkëput nga LVV.

- Advertisement -

Situata e përkeqësuar në vend, qeveria drejt kthimit të orës policore, shtyhet viti i ri shkollor, lokalet mbyllur

Situata e pandemise duket se po shkon drejt perkeqesimit ne Kosove. Pas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i Shëndetësisë ne Kosove,...

Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak, kryeministri bën premtimin

“Do të fillojnë përgatitjet për shërbimin obligativ, 3 mujore kohëzgjatje, qe t’i përmbush detyrat në fushën mbrojtëse”, u shpreh Kurti. Kryeministri i ri i Kosovës,...

Qeveria e re e Kosovës ngre “themelet”/ Takimi mes Kurtit dhe Osmanit, ndahen detyrat dhe postet për secilën parti

Me mbylljen e takimit mes dy pretendentëve për kryeministër të dy partive me numër më të madh të votave të zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosjes...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.