Skip to content

“Mund të dal të shtunën” Luizi parandjen largimin e tij: Më ka kapur një siklet..

    Luiz Ejlli konkurenti që bëri për vete Shqiptarët në këtë sezon të “BBV” mendon se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë. Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn, ish banoren e “BBV”, që u skualifikua nga vëllai i madh për shkak të agravimit të situatës me Luizin, ku kjo e fundit i tha “ta çaj kafkën”.

    Luizi, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.

    Luizi: Më ka kapur një siklet

    Tani: Për ça?

    Luizi: Se mund të iki të shtunën

    Tani: Kush?

    Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

    Tani: Seriozisht e ke?

    Luizi: Për Zotin po

    Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

    Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën pas.

    Tani: Nuk ka shanse

    Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër

    Tani: Nuk ka shanse