‘M’u duk sikur ishte këtu brenda’! Momenti kur banorët e Big Brother dëgjojnë vrasjen e rojes së TCH (ViDEO)

358
0

Dalin pamjet nga momenti kur banorët e Big Brother VIP dëgjojnë zhurmen e kallashnikovit jashtë ambienteve të Top Channel.

Qetësori, Nita dhe Kristi ishin në oborrin e shtëpisë në momentin kur ndodhi ngjarja dhe po bisedonin me njëri-tjetrin.

Por, diskutimet ua ndërpreu breshëria e plumbave që i mori jetën rojës së sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.

Çfarë ishte kjo, pyet Kristi.

Kallash, ia kthen Qetsori.

U duk sikur ishte këtu brenda, thotë Kristi.

Po pra ishte mjaft afër shprehet Nita.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Autorët janë arratisur dhe kanë djegur aumjetin bashkë me kallshnikovin e përdorur në krim. Mjeti është gjetur në aksin Tiranë-Durrës, duke u djegur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.