HomeInteresanteTurizem & UdhetimeMrekullia e natyrës…...

Mrekullia e natyrës… Shqipërisë i shtohet edhe një ishull, vërshojnë turistët

Në këto zona të Shqipërisë ku vetja të duket si në plazhet e Vietnamit ose Tailandës, është e pafalshme të mos shkoni qoftë një herë të vetme…

Këto vende fantastike me bukuri përrallore të papërshkrueshme, i përkasin Liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës, në zonën e malësisë së Mbi-Shkodrës.

Lumi i Shalës me një gjatësi prej 37 km buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj, e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Drin (sot liqeni i Komanit).

Aty disa mendje të holla kanë inprovizuar disa plazhe spektakolare dhe një resort tepër origjinal, i cili për pamjet që ofron është vertetë si një copë “Parajsë”.

Fotot e këtyre vendeve të rralla kanë bërë tashmë xhiron e botës, ndaj aty kanë nisur të vërshojnë si turistë nga Shqipëria, ashtu edhe të huaj.

Por ajo që mbetet vërtetë mahnitëse është edhe ishulli i vogël në liqenin e Komanit, i cili vitit e fundit ka nisur të mbulohet nga bimësia e harlisur.

Shikoni këto foto që të kuptoni se për çfarë mrekullish po ju flasim…/E.K./Mapo.al/

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Si u hap java në kursin e këmbimit/ Cfarë ndodhi sot me Euron dhe Dollarin?

Ditën e sotme, më 10 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.4 lekë. Euro blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.2 lekë, ndërsa në shitje me 104.2 lekë. Paundi...

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.