Skip to content

Mrekulli në plazh: Fëmija 4-vjeçar pësoi atak kardiak por rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

    Një ngjarje e rëndë shënoi në një plazh të Selanikut, por që fatmirësisht pati një fund të lumtur për fëmijën dhe familjarët e tij.

    Një djalë i moshës 4 vjeç, me origjinë nga Serbia, teksa ishte duke u larë në plazhin e Nea Vrasnës, pësoi një krizë epileptike, duke rezultuar në mbushjen e mushkërive me ujë dhe ata kardiak.

    Fatmirësisht, një mjek ndodhej aty pranë, i cili dhe ai ishte me origjinë nga Serbia dhe nisi të bëjë reanimacionin kardiopulmunar. Kjo bëri që i mituri të vinte në jetë, pak përpara se të vinte ambulanca. Më pas, fëmijës iu dha dhe oksigjeni i nevojshëm.

    I mituri u dërgua në Qendrën Shëndetësore Nea Madytou, teksa tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton media greke Protothema.