Motrat Hadid-Dua Lipës: Qëndro larg vëllait tonë!

1048
0

Pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, Dua Lipa ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anwar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella.

Por ndërsa çifti i ri duket se po i shijon pafund ditët e para të lidhjes, tashmë ka ardhur edhe reagimi i dy modeleve për këtë lidhje.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa. “Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.