Motra e deputetit Taulant Balla ka reaguar ndaj sulmeve në drejtim të vëllait lidhur me plagjiaturën e doktoraturës. Ajo ka postuar dëftesën e shkollës së mesme, por bie në sy dy gabime trashanike. Aty thuhet se Balla ka përfunduar gjimnazin në vitet 1995-1996 dhe ka bërë 6 vite.
“Zagajt le te lehin, karvani eshte nisur perpara qe ne 8-vjecare, edhe mjaft e u(shqyet) kete popull me shpifje se… c’keni mbjelle do te korrni – thote “serisht” populli”, shkruan motra e Ballës.
Ndonëse në dëftesat dhe diplomat e zotit Balla e motra ka publikuar dhjetat e tij, sigurisht ajo nuk ka mundur kurrsesi të rrëzojë argumentin e plagjiaturës, për të cilën deputeti Balla përmendet dhe akuzohet.
Sipas Top Story doktoratura e Ballës e mbrojtur në vitin 2015 i gjithë kapitulli 5 i saj, është plagjiaturë. Ai e ka vjedhur atë informacion nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit.