Mesazh rrëqethës! Motra i dedikon fjalë zemre vëllait dhe 3 nipërve: Një javë pa ju…

Dhimbja është ulur këmbëkryq në familjen Preka ku gati një javë më parë babai bashkë me tre fëmijët e tij humbi jetën në një aksident tragjik në aksin rrugor Shkodër- Velipojë.

E vetmja e mbijetuar nga familja Preka si pasojë e aksidentit të ndodhur të dielën e kaluar, është vetëm Evisa, e cila humbi të shoqin Edmond 40 vjeç, djalin Rajan vetëm 8 muajsh, dhe dy vajzat Ajsel 5 vjeçe dhe Noemi 10 vjeçe.

Pikërisht Noemi Preka shihej si mundësia e fundit e shpresës për familjen e dërrmuar nga fatkeqësia, por edhe ajo ndërroi jetë në spital, dy ditë pas të atit, motrës dhe vëllait.

Me serum në duar dhe e lidhur me aparatura, 36-vjeçarja Evisa Preka mësoi mbrëmjen e kësaj të shtune, lajmin e kobshëm për familjen e saj.

Dhe pikërisht pas këtij lajmi të kobshëm, vjen edhe një mesazh rrëqethës nga kunata e saj në rrjetin social Facebook. Gonxhe Preka i dedikon fjalë zemre vëllait, Edmondit, nipit dhe dy mbesave të saj.

“Një javë pa ju… Ti kam besu ty o i madhi Zot. Unë ju kam në zemër, ju jetoni me mua brenda zemrës time deri në sekondin tim të fundit”, shkruan ajo./

- Advertisement -

Ndryshimi i orës, kur do të ndodhë dhe cfarë duhet të dini..

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo...

“Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe..

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e...

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.