Motra e futbollist Sala mes lotëve: Ju lutem mos i ndaloni kërkimet, Emiliano është ende gjallë

Motra e futbollistit Emiliano Sala, mes lotëve bëri thirrje publike që kërkimet për të gjetur vëllain e saj të vijojnë.

Pasi firmosi lëvizjen me klubin e Cardiff City mbrëmjen e së premtes, për një shifër rekord prej 15 milionë paundësh, Sala u nis nga Franca drejt Uellsit në bordin e një avioni të vogël Piper Malibu, që besohet se u rrëzua në Ishujt e Kanalit, mbrëmjen e së hënës. 28-vjeçari dhe piloti David Ibbotson, ishin të vetmit persona në bordin e avionit, që pavarësisht kërkimeve të shumta, nuk janë gjetur ende.

Policia e Guernsey ndërpreu përfundimisht kërkimet mbrëmjen e së enjtes, duke e konsideruar mundësinë që ata të gjenden gjallë thuajse të pamundur.

Motra e Sala, Romina Sala udhëtoi drejt Cardiff dhe përballë mediave në hotelin St.David të kryeqytetit të Uellsit, i bëri apel autoriteteve që të mos hiqnin dorë.

“I kuptojmë faktet dhe vlerësojmë sinqerisht përpjekjet tuaja. Duam të falenderojmë të dyja klubet (Cardiff dhe Nantes) dhe të gjithë ata që po kërkojnë për Emilianon, por mesazhi im është ju lutem, ju lutem, ju lutem mos i ndaloni kërkimet. Për mua, ata janë ende gjallë. Nuk e kam të lehtë të shpreh ndjenjat e mia në këtë moment, sepse është shumë e vështirë”, tha e reja mes lotëve.

“Kemi pasur shumë mbështetje nga të dyja klubet dhe falenderoj të gjithë fansat për përpjekjet e tyre, por thellë në zemrën time e di që Emiliano, i cili është luftarak, është ende gjallë. E di që Emiliano dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ne nuk do të dorëzohemi”.

“Pyetjet janë për një tjetër moment. Tani janë dy familje të dëshpëruara për të ditur fatin e dy njerëzve. Pyetjet sesi hipi Emiliano në avion dhe çfarë ndodhi janë për një tjetër moment, jo tani. E vetmja gjë që dua është të gjej tim vëlla dhe ta shoh atë sërish”, tha Romina Sala./tvklan.al

- Advertisement -

BE lëshon alarmin: Në Shqipëri shiten ëmbëlsira me copa metali. Largojini nga tregu!

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me...

Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja kur rikthehet ora verore

Në natën mes të shtunës dhe të dielës së datës 30 mars, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e...

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë/ Viktimat dyshohet se po udhëtonin me 140 km/h! Flet shoferit i betonieres: Harrova të..

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres, me të cilën u përplas makina ku udhëtonin katër të rinjtë në Fushë Prezë, që humbën jetën, ka pranuar...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.