Skip to content

Motori i avionit shpërthen në flakë në ajër, u godit nga tufa e shpendëve (VIDEO)

    Një incident me motorin e avionit të American Airlines, ka shkaktuar momente paniku tek udhëtarët të cilët ndodheshin në bord.

    Avioni tip Boing 737 i kompanisë amerikane, nuk mundi dot ta kryente fluturimin e planifikuar nga aeroporti i John Glenn Columbus, drejt Arizonës.

    Motori i mjetit fluturues u godit nga një tufë shpendësh, duke e detyruar pilotin të kthehej në aeroportin nga ku u nis.

    Në rrjete soiciale janë publikuar dhe pamjet kur motori i avionit fillon të shpërthejë në flakë pas goditjes.

    Piloti i avionit mundi ta ulte me sukses avionin në fjalë dhe asnjë prej udhëtarëve në bord nuk u lëndua.