Moti vjen me surpriza këtë javë, parashikimi për 5 ditët në vijim

434
0

Për kete jave Shqiperia pritet të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi dhe vranësirat.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Reshjet e shiut do të jenë më tepër prezente përgjatë ultësirës perëndimore dhe vecanërisht zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim.