E hëna parashikohet sërish e paqendrueshme, me reshje shiu e shtrëngata kryesisht në Veri të territorit. Deri në mes të javës moti do të mbizotërojë me kthjellime e zhvillime të vranësirave.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, këto vranësira në formë të izoluar do të pasohen nga reshje shiu. Prej ditës së enjte moti me diell do të mbizotërojë në vend.
Gjatë këtyre ditëve era përgjithësisht do të fryjë e lehtë e mesatare në det me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim. Valëzimi në det parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.
Gjatë ditës së premte era dhe valëzimi kanë tendencë forcimi.