Moti për tetorin, priten rreshje shiu dhe ulje të temperaturave

768
0

Duket se temperaturave të larta jo normale per stinën e vjeshtës, do ti vijë fundi dhe gjendja do të normalizohet me ardhjen e tetorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në ditët në vijim.

Vlera maksimale do të shënojë 22 gradë, ndërsa temperatura minimale pritet të kapë vlerën 11 gradë.

Megjithatë këto ndryshime duhet t’i prisni pas ditës së mërkurë këtë javë.

Me rënien e temperaturave, në gjithë territorin e vendit priten reshje e shtrëngata shiu.

Ndonëse situata e motit ndryshon sërisht në fundjavë, java e dytë e tetorit sjell motin tipik vjeshtak.

Vranësirat do të na shoqërojnë deri në fund të muajit, ndaj bëni gati çadrat pasi vjeshta e dimri i këtij viti do të jenë të lagësht.