Moti sot dhe nesër/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu..

1621
0
Parashikimi i motit

Anticikloni afrikan po ndikon gjerësitë gjeografike të Mesdheut ku presim temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

E Martë 09 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim mesatare dhe reshje lokale në jug dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/37°C

– Zonat e ulëta       20/38°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Kosova për dt. 09 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –22°C në mëngjes deri në 34°C –38°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë 10 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      19/37°C

– Zonat e ulëta       20/40°C

– Zonat bregdetare 22/38°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari