Fenomen i pazakonte i motit pret vendin, metereologët japin paralajmërimin për ditët në vijim

2307
0

Moti me sa duket do të vijojë të na surprizojë edhe në ditët e fundit të qershorit.

Sipas parashikimeve nga sinoptikanët, pritet që në ditët e ardhshme të kemi një mot të pazakontë.

Kjo pasi priten reshje të shumta shiu dhe breshëri, që do të sjellin stuhi lokale në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas meteoalb, moti i nxehtë do të rikthehet sërish, në fundjavë.

Parashikimi:

Paraditet paraqiten kryesisht me diell në të gjithë territorin, NDERSA pasditet do të sjellin zhvillim të vranësirava, të cilat do të rrezikojnë shira dhe stuhi afat-shkurtra breshëri, më të dukshme në zonat malore.

Fundjava do të ri-sjellë sërisht motin e kthjellët dhe të nxehtë në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë ku maksimumi pritet deri 33°C