Temperaturat do të vijojnë të rriten, ja cfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e sotme

360
0

Deri në orët e mesditës, vendi yne do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore. Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Qytetet Tmin Tmax

1.B. Curri 11 -19 °C

Puka 10 -18 °C

3.Kukës 12 -21 °C

4.Peshkopi 11 -19 °C

Burrel 13 -22 °C

6.Shkodër 17- 25 °C

7.Lezhë 18 -24 °C

8.Tiranë 17 -26 °C

9.Durrës 19- 25 °C

10.Elbasan 15 -26 °C

11.Fier 17- 28 °C

12.Berat 15 -24 °C

Pogradec 13- 19 °C

14.Korçë 11 -18 °C

15.Ersekë 9- 17 °C

16.Vlorë 18 -25 °C

17.Gjirokastër 15- 24 °C

18.Sarandë 19 -26 °C