Skip to content

MOTI neser/ Ja cfarë pritet ditën e mërkurë në vendin tonë

    Moti për ditën e nesërme parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta. Temperaturat do të  shkojnë deri në 27°C në zonat e ulëta.

    Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

    Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore.

    Era për do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.

    Temperaturat parashikohen :

    në zona malore 5 deri 23°C

    në zona e ulëta 5 deri 27°C në zona bregdetare 11 deri 26°C