Moti ne Shkurt me temperatura 22 gradë, por ja kur do kthehet i ftohti polar

685
0

Edhe pse jemi në muajin shkurt, temperaturat e larta dhe dielli nuk mungojnë.

Sinoptikanët thonë se shkurti ka startuar me temperatura të larta dhe masa ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.

“Ka startuar në fakt muaji Shkurt me temperatura shumë të larta, kjo javë do jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Do të jetë me diell, vranësirat do jenë më të dukshme kryesisht në pjesën e dytë të javës. Aktualisht jemi në qarkullimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.”

E gjithë java do jetë me temperatura të larta, por piku do arrihet në pjesën e dytë të javës ku termometri do shënojë edhe temperatura 22 gradë.

“Parashikohet që deri ditën e Mërkurë të jemi rreth vlerës 18, 19 maksimale. Ndërkohë në pjesën e dytë të javës, duke përfshirë dhe fundjavën, do regjistrohen temperatura 21, 22 Gradë. Parashikohet që 10 ditëshi i parë i Shkurtit të jetë me temperatura shumë të larta nëse i krahasojmë me vlerat normale.”

Por këto temperatura të larta nuk do zgjasin shumë pasi në pjesën e dytë të muajit shkurt do rikthehet sërish i ftohti polar. Sinoptikanët thonë se dimri do zgjasë dhe do i marrë disa ditë ‘borxh’ pranverës pasi në dhjetor temperaturat kanë qenë më të larta se normalja për stinën.

Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt. Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars. Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë.”