Skip to content

Moti në pjesën e dyte të muajit, Tanja Porja jep lajmin e mirë dhe për Qershorin

    Gjatë një interviste në studio sinoptikania Tanja Porja është shprehur se jemi në kushte termike normale por nga pikëpamja sinoptike tabloja është më shumë e vërejtur sesa me diell dhe pse sasitë e reshjeve nuk kanë qenë të shumta.

    Sot kemi përkeqësim të kushteve të motit. Është një përkeqësim i përkohshëm, kryesisht priten rrebeshe të shkurtra në zonat po themi Korçë, Pogradec, Ersekë, një pjesë e Bilishtit, ngjitemi lartë drejt lindjes, verilindjes, pra një pjesë Elbasanit, Librazhdi Burreli, Peshkopia, shumë më pak ndërsa verierëndimi ku do thosha qarku i Shkodrës dhe i Lezhës paraqitet me vranësira dhe vetë në momente të caktuara me pika shiu.

    E njëjta situatë paraqitet për Durrësin dhe gjithë vijën bregdetare. Diçka më keq. Në fakt Saranda, Himara. Saranda do të kenë nëmomente të shkurtra me pika shiu.

    Tirana në gjysmën lindore do të ketë rreshje dhe mbase gjysma perëndimore e Tiranës mjaftohet vetëm mevranësira. Janë të përkohshme. Herë pas here ka fuqizim të vranësirave dhe të rreshjeve sonte gjatë natës dhe pjesën deri të shtunën pas mesditës kemi prezencë të reshjeve. Më pas kthjellohen kushtet e motit.

    Po dita e dielë starton shumë e këndshme me kthellime ndonjë vranësirë. Nuk është shumë nxehtë nuk është freskët, është në kushte termike mjaft komode do të thosha pritet që maksimumet të jenë rreth 20 deri në 22 gradë celcius për zonat malore. Po në kushte mjaft të mira.

    Më pas vonë pas dite pra afër mbrëmjes kemi dy tre vranësira të karakterit lokal, ndonjë moment të shkurtër me pika shiu.

    Në fakt pjesa e dytë, do të thosha pjesa e dytë e muajit maj nuk paraqitet shumë e mirë. Kemi herë pas here fuqizim të vranësirave kemi vetëm dy episode. Mund të kemi dyepisode kur rreshjet do të jenë të konsiderueshme për t’u shënuar. Pjesa tjetër siç kemi qenë këto ditë që ka vetëm momente të shkurtra 30, 40 minuta me prezencë e rreshjeve sa për të prishur atë panoramën atë ngjyrën blu të qiellit.

    Pritet të ketë prezencë të rreshjeve herë pas here, në fakt ne e kemi patur shumë prezent e kemi patur kryesisht në veri dhe në zonat qendndrore më pak në pjesën tjetër ndërsa krejt ndryshe do të ndodhë nga këto momente që flasim dhe në vijim do të kemi prezencë të rreshjeve kryesisht në zonat lindore.

    Të paktën përmuajin maj ndryshe kanë qenë prill, për muajin maj kanë qenë të dobësuara dhe ne presim që dhe për pjesën tjetër të muajit maj Ballkani mund të ketë veriu i Ballkanit, pra Sllovenia, Kroacia, më shumë Bosnja dhe një pjesë e Serbis këto sasitë më problematike të reshjeve ndërsa pjesa tjetër e Ballkanit ka qenë imune gjatë muajit maj.

    Për sa i përket temperaturave, temperaturat nga këto momente që flasim dhe deri në fund të muajit do të kemi temperatura mjaft komode. Maksimumet do të qëndrojnë rreth 26-27 grad. Sigurisht që mund të jenë dy tre ditë ku termometri ngjitet, i afrohet sërish 30 gr.

    Pritet muaji qershor të jetë në kushte shumë komode. Jo një qershor shumë shumë i nxehtë siç ka ndodhur në këto të paktën pesë- gjashtë vitet e fundit, por një qershor shumë më komod për të gjithë ata që përzgjidhin të bëjnë pushimet gjatë muajit qershor, por maji, pritet të ketë herë pas here rreshje.

    Kryesisht do të jetë periudha pas datës 20, domethënë 23 dhe tutje. Është periudha ku edhe temperaturat do të jenë disi më të larta. Në këto ditë ne do të qëndrojmënë vlerat 25-26, 26 jemi sot të paktën për pesë gjashtë ditë, nuk presim ndonjë ndryshim.

    Ndryshimet termike do të ndodhin vetëm në një periudhë shtatë ditore. Kemi një ose dy ditë me një kapërcim 23 gradësh. Mëngjeset dhe sikur kopjojnë njëra-tjetrën nga pikëpamja termike, por madje këto ditë kemi qenë edhe nga pikëpamja sinoptike. Tabloja sikur kopjon copy paste njëra-tjetrën nga dita në ditë.

    Pritet që anomali termike të ketë sërisht pjesa më e madhe e Europës. Ne patëm një valë të nxehti aty ku ato ditë që termometri shënoi, pra në fundjavën e kaluar termometri shënoi shumë pranë 30 grad dhe në pjesën më të madhe të Europës edhe në zonat qëndrore në perëndim.

    Një valë e të nxehtit, valë të cilën ne jemi mësuar që tapresim së fundmi edhe në qershor për kryesisht korrik, gusht. E kishim që në fillim të majit atë 30 gradshin në Shqipëri, domethënë në Shqipëri, në Ballkan, Europën Jugore apo gadishlullin Berik është ndonjë çudie madhe për 30, 32 grade në muajin maj, por është e paparë, e pa regjistruarn donjëherë për Europën qëndrore, për veriperëndimin, për Hollandën,Belgjikën, për Skandinavinë t’i afrohet 27 28 grade.

    Një valë e tillë mund të jetë një apo dy ditore sërish deri në fund të majit. Më pas nga qershori në vijim stina e verës është krejt tjetër tablo. . Ndoshta këtë vit do jemi me shumë fat që do të jetë më e nxehtë sea një verë normale nuk diskutohet sepse ky duhet të jetë viti i të paktën i 13 ku çdo vit ne dalim dhe themi vera më e nxehtë dalim dhe themi pasi e verifikojmë gjënë dhe bëjmë analizat dhe shohim që temperatura mesatare në shkallë globale ka qenë më e lartë sea një vit më parë.

    Mendoj shumë më afërno rmalitetit pra jo ndonjë anomali termike shumë të theksuar dhe kjo më qetëson nga pikëpamja e fushës termike që në qershor sepse qershor përgjithësisht që nga data 20 kanë kulmuar valët e të nxehtit dhe kemi patur domethënë bombardim me valët e të nxeht.

    Herë pas here vjen një valë qëndronte shtatë deri në 12 ditë tërhiqej pa u tërhequr ende njëra, godiste tjetra, tjetra. Domethënë kështu kemi qenë të paktën këto katër pesëvitet e fundit që ë kanë shënuar dhe temperatura ekstremisht të larta. Jo vetëm në Shqipëri, Ballkan, Europa jugore

    Në fakt nuk është tipike pranverës Këto kushte janë do thosha një miks midispranverës dhe dhe verës, se ne vërtetë për nga pikëpamja pra mëngjeset dhe mbrëmjet janë tipike të pranverës. Ndërsa në verë domethënë në mesditë ne jemi si në kushte të verës, sepse jo vetëm termometri shënon 25 deri në 27gr, por prezenca e vranësirave është problematike. Prezenca e vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër na bën qëne ta ndjejmë. Domethënë unë jam duke thënë për vlera 25, 27. Po ndihet më nxehtë sepse prezenca e lagështirës gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës që të rrit ndjesinë termike ku ne mund ta ndjejmë nga katër deri në edhe 8 apo 9 grad më të lartë temperaturën nga shënon prej vërteti termometri. Gjithmonë vlerat termike gjatë verës ndihen mesatarisht gjashtë apo shtatë grad më lartë.