Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.