Moti merr kthesën nga dita e enjte, ja cfarë pritet sipas meteorologes së Meteoalb

Teksa këtë fundjavë vendi ynë është përballur me reshje me intensitet të lartë, pritet që duke nisur nga e enjtja situata meteorologjike të përmirësohet.

Në një lidhje live përmes skype për News24 meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha se temperaturat do të rriten duke nisur nga e enjtja, për të vijuar në fundjavë me vranësira.

“Kemi pasur deportim të një mase të fortë që ka sjellë një ngritje të një mase të Europës. Nga Europa Qendrore është zhvendosur në vendet e Ballkanit.

Nga sot deri në mesin e javës do jemi nën ndikimin e temperaturave të ulëta, jo më shumë se 12-13 gradë. Situata do të përmbyset nga e enjtja, duke ardhur një masë më të ngritë, që do të sjellë temp 20 e më shumë. Ka sinjale që fundjava të risjellë sistem të dendur vranësirash, por do të shohim nëse do të kemi apo jo reshje.

Reshjet janë me intensitet të ulët, jo problematik këto ditë. Sinjalet janë që e shtuna të ketë reshje më të dendura. Parashikojmë që të kemi një ndërprerje të reshjeve javën tjetër. Vranësira dhe reshje në fund të këtij dhjetori, ndërsa nuk do të mungojnë dhe reshjet e borës në verilindje. Do presim nëse do kemi një surprizë për kryeqytetasit apo jo për borë.”, tha Porja.

- Advertisement -

“Gara e pabarabartë”, shpërthen Braçe: Gati për betejë, po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”!

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës. Në një reagim...

Ndryshon sërish Moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, temperaturat pritet te bien ditën e sotme dhe nesër. Ditën e martë priten reshje shiu deri oret e mesdites. Ditën e...

E trishtë/ Shuhet në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin Gustave Roussy, në periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.