Moti merr kthesën e papritur, bëhuni gati për shi e breshër

14103
0

Dita e parë e Korrikut (e hëna) do të karakterizohet me mot me diell ku temperatura maksimale në Tiiranë do të shkojë 32 gradë celcius.

Të martën pritet te kemi mot të paqëndrueshën, me shtim të konsiderueshëm të vranësirave. Pikërisht më 2 korrik pritet të ketë të rrebeshe lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Gjithashtu të martën temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme (29 gradë Celcius), ndërsa rrebeshet e shiut parashihen në zonat e ulëta edhe në bregdet.

Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.