HomeNewsMoti merr kthesën...

Moti merr kthesën drastike, sinoptikani: Ja çfarë na pret nga dita e mërkurë..

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm, por pritet të ndryshojë në ditët në vijim.

Meteorologu Hakil Osmani në një raportim pë “Ora News” thotë se e mërkura do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe reshje shiu në disa zona. Reshje dëbore priten në zonat malore. Sa i përket temperaturave, pritet rënie nga e mërkura.

“E hëna dhe e marta mbeten në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh, kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë të hënën në Ultësirën Perëndimore.

E marta do të ketë vranësira më të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e mbrëmjes duke bërë që të kemi prezente reshje të pakta shiu në zonat veri perëndimore.

Të mërkurën dhe të enjten pritet mot i paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi vranësira të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime dhe reshje shiu shiu të izoluara edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.

Të premten, vranësirat do të jenë më të shpeshta, por reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta dhe të fokusuara në gjysmën lindore të territorit. Sa i përket temperaturave, sot dhe nesër maksimumet mbeten në vlerat 19-20 gradë në zonat e izoluara në Ultësirën Perëndimore ndërsa mëngjeset deri në 1 apo 2 gradë në qytetet e zonave malore.

Nga e mërkura dhe të enjten kemi rënie të temperaturave, duke bërë maksimumet në rang territori të jenë jo më shumë se 16 gradë. E premtja sjell rritje të lehtë të temperaturave.”, thotë meteorologu Hakil Osmani.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.