Moti Javën e ardhshme. Jepet njoftimi që të merren masa në keto data.

970
0

Pavarësisht ardhjes së stinës së pranverës, Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se në datat 12-13 mars moti do të jëtë me kushte të vështira atmosferike.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike DPD kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.