Moti i pazakontë në vendon tonë, banorët heqin breshërin me lopata (FOTO)

135
0

Moti në vendin tonë gjatë muajit maj ka qenë plot surpriza.

Gjatë paradites, në vend kanë mbizotëruar temperaturat e larta dhe diell por pasditja ka qenë krejt ndryshe me reshje të dendura shiu.

Në Kuçovë, reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë “pushtuar” qytetin. Qytetarët kanë  marrë lopatat për të hequr breshërin që ka bllokuar rrugën.

Ndërkohë, raportohet se disa banesa janë përmbyutur në lagjen “1 Maji” të Kuçovës. Sipas sinoptikanes Ladja Porja, kjo situatë e motit do të vazhdojë edhe për 4 javët në vazhdim.