Moti i keq, përplaset trageti në portin e Durrësit

98
0

Moti keq që ka përfshirë qytetin e Durrësin ka shkaktuar një incident në port. Trageti i linjës së Ankonës gjatë kohës që ndodhej i ankoruar në port ka këputur njërën nga cimat mbajtëse duke u përplasur me bankinën.

Si pasojë e incidentit nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të shkaktuara në tragete dhe në bankinë.

Një grup ekspertësh do të vlerësojnë dëmin, nëse trageti do të kryejë udhëtim ose jo gjatë mbrëmjes.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare është kërkuar bashkëpunim i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar do të jetë pas datës 27 shkurt.