Moti i keq përfshin Shqipërinë, paralajmërimi i sinoptikanes: Bëni kujdes, gjatë fundjaves pritet..

456
0

Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Shqipërisë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sipas sinoptikanes Anira Gjoni, “Temperaturat do të vijojnë të jenë në të njëjtat nivele me ato të ditës së djeshme.

Të tilla do të jenë përgjatë kësaj fundjave, dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës.

Në Shkodër do të ketë shi me shtrëngata, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve do të ketë reshje të dobëta dhe mesatare.

Gjithashtu edhe java e  ardhshme presim që të jetë e shoqëruar me reshjet e shiut.

Temperaturat kanë pësuar rënie graduale, ku në kryeqytet di të shkojnë deri në 14 gradë, që është një rënie e ndjeshme”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Anira Gjoni