Moti i keq përfshin Italinë, alarm i kuq në dy rajone

Moti i keq nuk po godet disa vende te Evropes. E gjithë Italia është përfshirë nga moti i keq për shkak të ciklonit “Poppea”.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, bashkë me temperaturat e ulëta dhe erërat e forta, kanë bërë që shumë rajone të aktivizojnë gjendjen e emergjencës.

Situata më e vështirë paraqitet në Abruco dhe Sardenja, ku mbrojtja civile vendosi në fuqi alarmin e kuq, ndërsa për 7 rajone të tjera, rreziku vlerësohet në nivelin portokalli. Mediat italiane raportojnë se një pemë është rrëzuar në autostradën mes Katanias dhe Mesinës, duke shkaktuar tre të plagosur.

Venecia ka shpëtuar pa përmbytje falë sistemit të digës “Moisiu”, pavarësisht dallgëve tepër të larta deri në 180 centimetra. Situata me motin e keq pritet që të përmirësohet në të gjithë Italinë duke nisur nga e mërkura.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles