Moti i keq ne Itali, autoritet paralajmerojne qytetaret

764
0

Moti i keq do të përfshijë nesër Italinë me reshje shiu dhe erëra të forta në rajonet qendrore-jugore, veçanërisht pranë zonave jugore të Tirrenit. Mediat italiane bëjnë të ditur se për këtë arsye, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një njoftim të verdhë alarmi për të martën e 28 nëntorit  në nëntë rajone: në Toscana, Umbria, Lazio, Abruzzo dhe Molise, në të gjithë territorin e Campania, në sektorët e Basilicata, Kalabri dhe Siçili.

Nga mbrëmja e sotme priten reshje shiu dhe stuhi fillimisht në Campania dhe më pas do të shëprndahen në zona të tjera të vendit..

Gjatë natës stuhia do të shtrihet në Bazilikatë dhe Kalabri, veçanërisht në Tirren. Dukuritë do të shoqërohen me reshje të dendura shiu, rrufe dhe me erëra të forta. Për më tepër, nga orët e para të ditës së nesërme, më 28 nëntor, erëra të forta deri në stuhi priten në Toskanë, veçanërisht në zonën bregdetare, Lazio, veçanërisht në zonat malore dhe bregdetare, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria dhe Sicilia, veçanërisht në zonat veriore.

Stuhi të forta priten edhe përgjatë brigjeve të ekspozuara dhe përforcime të erës deri në stuhi të forta në relievet e rajoneve të përmendura.