Prej ditësh moti i keq ka pushtuar Greqinë. Si pasojë shirave të rrëmbyeshëm shumë rrugë janë përmbytur. Departamentii zjarrfikësve ka marrë 90 thirrje për bodrumet e përmbytura në zona të ndryshme Nea Filadelfeia, Kato Patisia , Peristeri , Moschato , Nea Ionia dhe Kifissia.
Në Nea Filadelfeia kompleksi shkollor në rrugën Efes është u përmbytur dhe në një video të publikuar në rrjetet sociale, nxënësit janë detyruar të ndërtojnë një urë me tavolina për të dalë nga klasat.
Për shkak të motit të keq ishulli i Korfuzit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që shkollat në disa qytete janë mbyllur.
Καλώς ήρθατε στον μεσαίωνα ή αλλιώς στην Ελλάδα του 2021.#μπαλλος #κακοκαιρια #φιλαδελφεια #νεα_φιλαδελφεια #κυβερνηση_τσιρκο pic.twitter.com/iwgi9eh243
— 🅰nxieTea (ex Hools) (@Tarabankohools) October 14, 2021