Moti – Cfare pritet ne oret ne vijim territorin e Shqipërisë.

198
0

Qendra me presion të ulët atmosferik po zhvendoset drejt detit Egje duke ia lenë vendin presionit të lartë, duke sjellë përmirësim të motit në territorin e Shqipërisë.

Martë, 26 Shtator 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare kthjellime në zonën veriperëndimore, në juglindje pjesërisht jug do të kemi reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim very-lindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 13/23°C
  • Zonat e ulëta 15/31°C
  • Zonat bregdetare 20/28°C

Kosovë

Kosova për dt. 26 Shtator 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C – 14°C  në mëngjes deri në 23°C -25°C gradë Celcius në mesditë.

Mërkurë, 27 Shtator 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare . Era do të jetë me drejtim veri-lindje (NE) me shpejtësi 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 14/241°C
  • Zonat e ulëta 17/31°C
  • Zonat bregdetare 20/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari