Moti bën kthesën e madhe, por ja çfarë na pret në 10 ditët e ardhshme

2172
0

Vala e fuqishme e nxehtësisë verore që po mbretëron në rajonin tonë duket se shënon fundin e saj. Kjo valë nxehtësie ka origjinë nga Afrika Veriore. Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Kosova po përballen me temperatura mjaft të larta, edhe pse në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore ka pasur nganjëherë freski për shkak të ardhjes së stuhive lokale.

Ky front i ftohtë pritet të kushtëzojë aktivizim të fuqishëm të atmosferës dhe ulje të temperaturave. Prriten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu priten edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa Shqipëria duhet të presë deri të premtën.

Nesër dhe të enjten pritet stabilizim gradual i përkohshëm i motit, por pa nxehtësi të madhe, ndërsa të premten na vjen shiu i shumëpritur dhe ulja e theksuar e temperaturave ku sipas të gjitha gjasave pritet të kemi rrebeshe lokalisht të fuqishme dhe reshje të dendura shiu anëmbanë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si dhe në shumë pjesë të Shqipërisë po ashtu.

Rrebeshe shiu dhe stuhi priten edhe në bregdetin shqiptar diten e premte dhe po ashtu ulje të temperaturave. Përderisa në viset tona kontinentale do të kemi disa ditë mjaft të freskëta dhe pa nxehtësi verore, në viset bregdetare pritet stabilizim gradual i motit gjatë fundjaves dhe fillimit të javes së re si dhe rritje graduale e temperaturave, por nuk pritet nxhetësi ekstreme të paktën për 6 ose 7 ditë pas frontit të fuqishëm të së premtes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.