Moti bën kthesën e fortë, rikthehen shirat. Ja cfare pritet keto dite sipas SHMU

281
0

Sipas SH.M.U, ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

Ditën e Diel do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në veri. Era do të fryje me shpejtësi mesatare 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë. Vihet re një rënie e ndjeshme në fushën termike në mesditë. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju urojmë fundjavë të këndshme!