Moti bën kthesën drastike/ Sinoptikania: Pas të mërkurës pritet…

6144
0

Është drejt largimit vala e të nxehtit afrikan që solli në Shqipëri temperatura deri në 43 gradë C.

Pas të mërkurës temperaturat kanë nisur të bien, ndërsa në të gjitha qarqet këtë javë do të ketë reshje lokale të dobëta. Meteorologia Anira Gjoni deklaroi se vlerat minimale si dhe ato maksimale do të shënojnë zbritej prej dy gradësh duke nisur nga e mërkura.

Në të gjitha qarqet do të kemi reshje lokale të dobëta për një periudhë të shkurtër kohore. Do të ketë reshje gjatë këtyre ditëve, kryesisht në zona kundrinore dhe malore. Janë lokale të dobëta, nuk do të përfshijnë të gjithë territorin. Për nesër maksimalet 35 gardë, në të ulëta 38 pastaj 31. Të mërkurën do të ketë një zbritje prej dy gradës. Dita e enjte do të shënojnë rënie si ne vlerat minimale të natës ashtu edhe maksimale të ditës”- tha meteorologia.