Motër e vëlla binjakë 6-vjeçarë martohen nga prindërit: Janë bërë për njëri-tjetrin..

973
0

Dy fëmijë 6-vjeçarë janë martuar me njëri-tjetrin nga prindërit e tyre. Dhe më e keqja është se ata të dy janë motër e vëlla, binjakë. Ngjarja ka ndodhur në Tajlandë dhe sipas mediave lokale prindërit e tyre besonin se ishin të dashuruar në një jetë të kaluar.

Djaloshi me nofkën Guitar dhe motra e tij, Kivi, kanë lindur në shtator të vitit 2012 në Tajlandë dhe prindërit e tyre menjëherë e dinin se do të duhej të ishin të martuar. Ky nuk është rasti i vetëm pasi budistët besojnë se binjakët meshkuj dhe femra kanë karma nga marrëdhëniet e tyre në një jetë të mëparshme.

Për më tepër ata mendojnë se ata janë rilindur së bashku pasi “borxhi nuk është larë”. Madje prindërit zakonisht i martojnë shumë të vegjël, pasi mendojnë se mund t’u ndodhë diçka e keqe në të ardhmen.
korrieri.com.al/