“Mos u ndjeni supermenë pse mbani maskë”, apeli i fortë e epidemiologut

459
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti nepermjet një postimi në Facebook, i ka keshilluar qytetarët që të mos ndihen të mbrojtur apo “supermenë” vetëm se kanë vendosur një maskë.

Thirrja e fortë e Alimehmetit eshte që të ruhet gjithashtu distanca sociale.

Sipas tij, distanca është siguri 100%: “Mbani distancën, se ajo është siguri 100%! Maska nuk është siguri 100%! Asnjë lloj maske!”

Postimi i tij i plotë:

“Që ta kemi të qartë! Jo çdo maskë mbron! Maska nuk është dordolec! Përdorni maskën e duhur në momentin e duhur, ose lëreni fare atë muhabet!

(Shtesë vetëm për ata që fokusohen në detaje dhe jo në mesazhin e përgjithshëm)
Qëllimi i postimit është:

Mos u ndjeni të mbrojtur apo supermenë vetëm se keni maskë, sidomos maska të tipit “beje mirë, bëje vetë”!

Mbani distancën, se ajo është siguri 100%! Maska nuk është siguri 100%! Asnjë lloj maske! DISTANCA ËSHTË KYÇE”.