Paga minimale në fillim të vitit 2025 do të shkojë në 45 mijë lekë. Kështu bëri të ditur ditën e sotme kreu i Qeverisë gjatë një konference me përfaqësuesin e Bankës Botërore. Rama tha se kjo rritje nuk është bërë për fushatën elektorale.
“Qëllimi ynë është që në fund të mandatit ta kemi 45 mijë lekë. Që ta them që sot, që të mos thoni e bëri për zgjedhje, në fillim të vitit 2025 se përkojnë,” tha Rama.
Gjithashtu kryeministri foli edhe Për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Ai tha se s’ka asnjë çelës magjik dhe asnjë forcë që të përmbysë këto trende.