‘Mos shko në banjo, mos merr frymë’, Besi tregon se ç’heqë kur fle vajza

554
0

Ditën e djeshme Bes Kallaku ka treguar për situatat që krijohen në shtëpi sa herë vajza e tyre Ajka fle gjumë.

Aktori tregoi me humor se Xhensila nuk e lë të bëjë lëvizjen më të vogël pasi ka frikë mos zgjohet vajza.

“Një ditë Xhensila po vinte vajzën në gjumë. Unë u hodha dhe doja të kapja facoletat mbi frigorifer, kur në atë moment zuri gjumi gocën. Xhensila kthehet dhe më tha ‘Shhh se e zuri gjumi’. Ndejta në atë pozicion derisa u zgjua goca. Ore 2 orë kam ndejt me këmbën në ajër. Herë tjetër ‘Shhh mos u ço se është goca në gjumë. Ore po dua të shkoj në banjo. ‘Kur të zgjohet goca shko’. Dua të marr frymë. ‘Kur të zgjohet goca”,tregoi Besi.

Xhensila sigurisht që këtë deklaratë e ka marrë me të qeshur dhe ka postuar dy video në Instastory ku shihet duke ndjekur emisionin teksa dëgjohet duke qeshur.