“Mos prisni të përloteni plot hipokrizi..”. Ish ministri bën thirrjen urgjente për parodistin e Vlorës

495
0

Ish deputeti Arben Malaj ka dalë me një kërkesë ndaj autoriteteve shqiptare për një prej parodistëve të Vlorës Mane Lumani për të cilin u kërkon autoriteteve që t’I japin një pension të posaçëm për kontributin që ka dhënë ndaj skenës shqiptare.

Mane Lumani, një prej parodistëve të Vlorës që prej vitit 2004 nuk flet dot më. Shkak u bë një ndërhyrje kirurgjikale në fyt, ku I janë hequr të gjitha kordat, pas një mase tumoriale të hequr prej aty.

Postimi i plotë i Arben Malaj:

Një miqësi me parodistët e Vlorës që veç është rritur, pasuruar dhe ruajtur me dashuri e respekt reciprok.

Mane një mik i veçantë më shprehu një shqetësim që me gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm, me aq shumë fleta lavdërimi dhe tituj nderi merr tani vetëm 28.000 lekë pension në muaj.

Nuk dua të abuzoj por qeveritë kanë një fond të veçantë që akordon një shpërblim mujor për personalitetet e historisë, kulturës dhe sportit.

Gjatë viteve 1997-2005 ky fond u akordohej çdo vit deri 15 personaliteteve dhe shpërblimi ishte 15.000 lekë/muaj.

Besoj se kjo politikë vlerësuese dhe shpërblyese ekziston, numri duhet të rritej dhe masa e shpërblimit duhet të rritej sipas rritjes dhe pensioneve mesatare.

Nqs PO, jepini Manes shpërblimin edhe financiar që meriton.

Jepjani tani që është gjallë, dhe mos prisni të përloteni plot hipokrizi në një kohë të dytë, që nga zemra uroj të jetë sa më e largët për parodistët tanë të dashur, dhe jo vetëm për ata.