‘Mos prek me dorë!’, mbeshtetesja e Bashes përplaset me Kokalarin: ‘Mashtruese, kush të ka paguar?’

63
0

Tension dhe sherr jashtë selisë së Partisë Demokratike mes një militante demokrate dhe Evi Kokalarit.

“Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit.

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”- u përgjigj Kokalari.

“Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja e PD.

“Mos më prek me dorë”, dëgjohet të thotë Kokalari.

Deputetja Albana Vokshi u shpreh gjatë momenteve të tensionit se Komisioni i Rithemelimit do vijojë punën për referendumin e 18 dhjetorit.

“Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë”.

Ndërkohë më herët në prononcimin për mediat, anetarja e komsionit te Rithemelimit, Evi Kokalari tha se në mbledhjen e zhvilluar sot në selinë e PD, “u diskutuan tëra gjërat që do bëjmë do vijojmë punën gjithë java në punë. Shumë nga ne do jenë në terren”.

“Pavarësisht nga dhuna kjo është dhunë verbale dhunë që cfarë ndodhi më parë Basha duhet të mbajë përgjegjësi. Unë jam votuar nga delegatët për të qenë pjesë e komisionit të Rithemelimit. Këto që i dërgon Lulzim Basha kjo është dhunë verbale e dhunë psikologjike. Ja ku i keni kanë mbyllur gjithë dyert e bravat e nuk arrijnë të kontrollojnë dy gra. Ky është Lulzim Basha kjo është një gjë e turpshme kjo është dhunë psikologjike, kjo është ndërtesë e PD, kjo është kryetarja e forumit të Grave në 8 vjet”, tha Kokalari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.